Terziç e Sarri gati për Milanin post Fonseka, Tuhel mbetet larg
Serie A: Derbi i mbrëmjes në ‘San Siro’ Inter- Milan (20:45) por dhe ‘derbi’ i së vërtetës për trajnerin e kuqezinjëve Paulo Fonseka, i cili nëse do të humbiste ndoshta do të humbiste edhe pankinën e Milanit.
Kontaktet, direkte apo indirekte, tashmë janë duke u zhvilluar: Djalli po shikon përreth dhe, siç raporton Tuttosport, grupi i kandidatëve për të zënë vendin e portugezit është i kufizuar teksa dy emra vlerësohen më shumë se të tjerët.
Të nominuarit janë emrat Edin Terziç (në tribunë në San Siro për Milan-Liverpul) dhe Mauricio Sarri. Kandidatë edhe Serxhio Konseiçao dhe Igor Tudor. Për Tomas Tuhel shanset janë thuajse zero pasi gjermani kushton shumë.