Norris triumfon në Singapor, afrohet me Maks

‘Çmimi i Madh’ i Singaporit i shkon britanikut Lando Norris. Piloti i McLaren u nis nga pole për të mbyllur përpara Maks Verstapen e njëherazi duke e shkrutuar diferencën në klasikimin e përgjithëshem me 52 pikë.

Një vend në podium kapi edhe makina tjetër McLaren e oskar Piastrit ndërsa më pas erdhën makinat e Rasëll (Mercedes) dhe Leklerk me Ferrari.

Në pistën e ‘Marina Bay’ i radhës që kaloi vijën e finishit ishte Luis hamilton dhe vetëm pas tij u radhit Sainz i kokëkuqes tjetër.

Botërori 2024 në F1 ka në program dhe 6 gara të tjera. Kryesojnë Verstapen me 331 pikë. Ndjekin Norris 279 dhe Leklerk me 245 pikë./Sportiim.al/

Mbërritja në Singapor:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!