Milan fiton derbin me Interin, ‘çmenduri’ në shumë ndeshje europiane

‘Madonina’ i shkoi Milanit më të kritikuar të javëve të fundit në Serie A, Me statusin e udhëtuesit, skuadra e Fonsekës aq shumë i përfolur për të ikur, arriti të imponohet me shifrat 1-2.

Vendimtar në këtë takim golat e Pulisiç (10′) dhe Gabia (89′) për kuqezinjtë teksa për Interin barazoi përkohësisht Dimarko (27′).

Për javën e 5-të në kampionatin italian fituan sot Bolonja në fushën e Monzës 1-2 si dhe fitoret e skuadrave vendase Fiorentina- lacio 2-1 dhe Roma- Udineze 3-0.

Ndërkohë në Angli ndeshja e ditës Siti- Arsenal u mbyll 2-2. Qytetarët barazuan në kohën shtesë. Ndeshja tjetër Brajton- Notingham Forest prodhoi po shifrat e barabartë 2-2. ishte java e 5-të.

Bundesliga (java e 4) vijon të prodhojë spektakët me leverkusen i cili duket se ecën në rrugën e edicionit të shkuar. Në vështirësi me Volfsburg aspirinat përmbysën në fund 4-3. Çmenduri edhe mes Shtutgart- Dortmund teksa vendasit fituan thellë 5=1. St. Pauli- Lajpcig pa gola 0-0.

La Liga ofroi duelin e ndezur Vijareal- Barcelona. katalanasit diktuan duke fituar thellë 1-5. Fiton edhe Bilbao me Selten 3-1 teksa derbi madrilen Vajekano- Atletiko madrid përfundoi 1-1. Në 1-1 edhe dueli tjetër Getafe- Leganes./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!