Hap Vllaznia, Dinamo provë serioze në Durrës, Elbasani përballë kampionëve

Superioria ecën sot me tre ndeshjet e mbetura të javës së 6-të të edicionit 2024/25. Me fillim orën 17:00 në Shkodër dueli Vllaznia- Bylis ndërsa në 20:00 takimet Teuta- Dinamo dhe AF Elbasani- Egnatia.

Brdariç dhe Vllaznia kërkojnë vazhdimësi për të ruajtur kreun. Pritet të debutojë Kahrimanoviç, fantazisti që iu bashkua kuqebluve gjatë verës e që ishte në fazë rekuperimi. largimi i Alivodës për në Emiratet e Bashkuara Arabe dikton stafin për lëvize në këtë repart.

Duel i zjarrtë pritet në “Niko Dovana’ me Teuta- Dinamo Siti në kërkim të pikëve maksimale. Sigurisht në ‘Elbasan Arena’ takimi AF Elbasani- Egnatia do të njohë tifozë të shumtë në shkallë ndërsa në fushë për t’u verifikuar loja e dy ekipve me pretendime serioze në këtë kampionat.

Java e 6-të:

17:00

Vllaznia- Bylis

20:00

Teuta- Dinamo

AF Elbasani- Egnatia

Luajtur të shtunën:

Skënderbeu- Laçi 2-1

Partizani- Tirana 0-0/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!