Flamurtari mposht Apoloninë, Kukësi tri pikët e para
Flamurtari nuk i lë asgjë rastësisë në duelin e sotëm për javën e pestë me Apoloninë në Vlorë. Skuadra e Agostinelit arriti të moshtë fqinjët me shifrat 3-1 duke marrë tri pikë të tjera për vendin e dytë me 12 pikë. Një më pak se Besa kryesuese.
Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Ememe Evo 30′, Oshafi 55′ dhe Denis Pjeshka në të 65′. Për fierakët shkurtoi diferencën në të 85′-ën Maksuti.
Ndërkohë vjen edhe fitorja e dytë për Kukësin. Në Tropojë, skuadra e Çelës fitoi me përmbysje 1-2. Golat u shënuan nga Mashi (4′) për vendasit ndërsa në pjesën e dytë Mario Beshiraj shënoi dy golat (61′,80′) për verilindorët.
Java e pestë:
Flamurtari- Apolonia 3-1
Valbona- Kukësi 1-2/Sportiim.al/