Partizani- Tirana derbi i “pikëlluar”, bardheblutë nofka ‘X’

Abissnet Superiore, java e 6-të.

Partizani- Tirana 0-0

Sfida e 175-të mes Partizanit dhe Tiranës mund të konsiderohet si derbi më i dobët i dekadës së fundit.

Dy skuadrat e nisën lojën me përbërjet më të mira pasi si Veselinoviç i të kuqëve ashtu dhe Shkëmbi i bardhebluve i kishin të gjithë në dispozicion.

Në tribua ndryshe nga derbet e fundit, mbizotëroi qetësia ndërsa në fushë Tirana u paraqit më solide dhe më e vendosur për të gjetur golin. Në harkun kohor të minutave të fundit të pjesës së parë, bardheblutë rrezikuan dy herë më Zharmoni teksa Qirko shfaqet në lartësi.

Edhe në pjesën e dytë trendi ishte nga kahu i ekipit Tirana duke zaptuar terrenin në gjysmëfushë e rrezikuar më shumë përpara. Partizani bëri fare pak në këtë takim ku futbollistë si Cara, Bintsuka por dhe Rrapaj nuk u ngjiten kurrë në lartësi.

Kjo ndeshje u ndoq dhe nga Silvinjo me teknikun e Kombëtares që u shfaq në krah të presidentit Duka.

Pas kësaj ndeshje, Partizani ngjitet në kuotën e 9 pikëve ndërsa Tirana ka arritur një rekord pasi në 6 ndeshje ka shënuar shenjën x./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!