Partizani-Tirana derbi i kryeqytetit… (live)

Partizani- Tirana 0-0 final

  • Mbyllet pjesa e parë (0-0) mes dy skuadrave të cilat përgjithëshisht nuk e ngjiten lojën në nivelin mbi mesatar. Sidoqoftë Tirana u pa më të qartë në fushë teksa në tre raste u ndal nga aftësitë individuale të portierit Qirko. Një derbi i qetë në tribuna, edhe pse numri i të pranishëve jo në pritshmëri.
  • Pjesa e dytë nisi me shumë gabime por më pas gjërat nisën të kristalizohen ose më saktë vijoji e njëjta tabllo e fraksionit të parë aty ku Tirana gjithnjë e më kërkuese. Ndonëse beteja e madhe në këtë pjesë u zhvillua në mesfushë, rastet më të mira për të rrezikuar i pati sërish ekipi i Shkëmbit. Në fund vetëm 0-0.

Derbi i madh shqiptar Partizani- Tirana (175) në duelin e parë sezonal në Air Albania Stadium. Të dyja kampet kanë zyrtarizuar formacionet me të cilat nisin këtë sfidë.

Arbitër: Juxhin Xhaja.

Formacionet zyrtare:

Partizani: Qirko, Preka, Sembene, Hadroj, Buxhelaj, Mehmeti, Gj. Taipi, Rrapaj, Zeka. Cara, Bintsuka. Tr: A. Veselinoviç.

Tirana: G.Selmani, Mici, Kola, Dembele, Ismajli, Soler, Meta, Jonuzi, Haxhiu, Abah, Zharmuni. Tr:B. Shkëmbi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!