Ndalet Besa, Vora ngjitet në “Korab”

Java e pestë e Kategorisë së Parë startoi sot me katër përballjet e programuara në orën 16:00. Besa e Kavajës ka ndalur vrapin teksa Erzeni nuk di t’i ndahet humbjeve.

Në “Roza Haxhiu” të Lushnjës, Besa kryesuese nuk ia ka dalë të ruajë ritmin e fitoreve teksa vendasit e frenuan në barazim 0-0. Nga ana tjetër, shijakasit e Erzenit nuk ia dalin as këtë radhë të sigurojnë pikë me Pogradecin që i mposht në limite duke iu shkaktuar humbjen e pestë radhazi.

Fitore edhe për Vorën që tashmë shkon në vendin e dytë në kuotën e 14 pikëve pasi kaloi Korabin me një gol të Avdiut në të katërtën minutë dhe një triumf minimal për Kastriotin përballë Burrellit me krutanët që numërojnë 7 pikë.

Sakaq, kjo javë e pestë mbyll llogaritë ditën e nesërme me përballjet “derbi”, Flamurtari – Apolonia dhe Valbona – Kukësi, të dyja në 16:00.

Kategoria e Parë, Java 5:
Korabi – Vora 0-1
Pogradeci – Erzeni 1-0
Kastrioti – Burreli 2-1
Lushnja – Besa 0-0/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!