Mbrëmje derbi, Partizani- Tirana në aktin e parë sezonal
Dita e derbit numër 175. Në ‘Air Albania’ me start orën 20:00 nën masa të forta sigurie do të zbresin në fushë për javën e 6-të ‘Abissnet Superiore’ Partizani dhe Tirana.
Ky do të jetë akti i parë sezonal me të mëdhatë e kryeqytetit që pritet të ndezin atmosferën në impiantin e madh në Tiranë. Partizani pritës në kalendar, mban vendin e 4 me tetë pikë ndërsa bardheblutë ende pa fitore në sezonin e ri, renditen të 7-ët me 5 pikë.
Ndërkohë sot në orën 17:00 në Korçë Skënderbeu- Laçi. Vendasit vijnë në këtë duel me kurbinasit pas dy humbjeve radhazi dhe mundësitë për pikë maksimale janë prezente.
Te juglindorët është kthyer mbrojtësi Dumfur i cili dështoi të kapte një ekip tjetër. Bardhezinjtë e kanë thujase detyrim fitoren pasi situata në fund nis e bëhët shqetësuse.
Nesër tre ndeshjet e tjera të këtij raundi. Kalendari liston; Vllaznia- Bylis, AF Elbasani- Egnatia dhe Teuta- Dinamo Siti./Sportiim.al/