Çelsi dikton derbin, pika e parë për Everton, ndalet Junajtid
Ndeshja mes Kristal Palasë dhe Mançester Junajtid përfundoi pa fitues. Në Selhurst Park, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Premier League, Shqiponjat dhe Djajtë e Kuq nuk arritën të kalonin dot përtej barazimit 0-0.
Barazimi i parë në këtë kampionat për ekipin e Ten Hag, i cili ngjitet në 7 pikë dhe në pozitën e njëmbëdhjetë në renditje, ndërsa londinezët janë aktualisht në vendin e gjashtëmbëdhjetë me vetëm 3 pikë.
Fillimisht Çelsi dikton në derbi, Fulhem mund Njukasëll, Liverpul absolut, pika e parë për Everton, Aston Vila tri pikë shtëpie sikundër dhe Totenhem.
Premier League, rezultatet e javës së 5-të:
Uest Hem – Çelsi 0-3
Aston Vila – Uolves 3-1
Fulhem – Njukasëll 3-1
Leiçester 1-1 Everton
Liverpul – Bournemuth 3-0
Southampton-Ipsuiç 1-1
Totenhem – Brentford 3-1
Kristal Palasë- Man. Junajtid 0-0