Besa provë serioze në Lushnje, Korabi- Vora për…
Kategoria e Parë luan sot për javën e 5-të 4 ndeshje. Në orën 16:00 përballjet: Korabi- Vora,Pogradeci- Erzeni, Lushnja- Besa dhe Kastrioti- Burreli.
Me të gjitha duelet me pritshmëri të lartë duket se ajo që do të zhvillohet në ‘Roza Haxhiu’ mes Lushnjës dhe Besës fsheh misterin e madh të rezultatit.
Ecuria fantastike e verdhezinjëve të Josës me 4 fitore radhazi pret sot konfirmimin e ambicjeve të tyre por përballë do të ketë lagunarët e Maganit të cilët e kanë nisur sezonin me pretendime goxha të larta.
EDhe në Peshkopi ka një duel inteersant. Korabi i fortë në shtëpi takohet me Vorën që e ka marrë seriozisht këtë kampionat. Një derbi rajonal në Fushë Krujë dhe një sfidë që në letër favorizon vendasit në Pogradec.
Këto janë takimet e sotme në inferiore:
Java e 5-të, sot:
16:00
Korabi- Vora
Pogradeci- Erzeni
Lushnja- Besa
Kastrioti- Burreli
Nesër:
16:00
Valbona- Kukësi
Flamurtari-Apolonia