Inter ndal Sitin, PSG goli në të 90′-ën

Dita e dytë e raundit të parë të Ligës së Kampionëve me formatin e ri 2024/25 figuroi një ditë me disa surpriza.

Në duelet e orës 18:45 Bolonja, debutuese absolute në këtë kompeticion u ndesh me ukrainasit e Shahtjor Donjetsk duke mbyllu pa gola 0-0. Në duelin tjetër Sparta Pragë teksa në fushë u panë 3 shqiptarë( Q. Laçi, A.Rrahmani, E. Krasniqi) kaloi bindshëm Salsburgun austriak 3-0 me një supergol (i treti) të realzuar nga Qazim Laçi.

Në mbrëmje kryesfida Siti- Inter në mënyrë surprizë nuk prodhoi asnjë gol duke treguar qartë se në këtë nivel futbollistik shkollat përkatëse të vendeve të përparuara në futboll kanë tjetër qasje.

Dortmund shpërthen në fund për të fundosur Bryzh ndërsa rezultat të thellë arriti edhe Selltik Gllazgou.

Ndërkaq PSG vuajti goxha për të thyer Zhironën me golin e arritur në minutat e fundit.

Rezultzatet e ndeshjeve të sotme, Champions League

18:45

Bolonja-Shahtjor Donjetsk 0-0

Sparta Pragë- Salsburg 3-0

21:00

Selltik- Slovan Bratislavë 5-1

Bryzh- Dortmund 0-3

Man. Siti- Inter 0-0

PSG- Zhirona 1-0/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!