Flamurtari provë në Kukës, pikët bëhën ‘çështje’ për dy skuadrat

Kukësi ka një provë të vërtetë karakteri sportiv. Ekipi i cili një javë më parë emëroi për herë të dytë në timon Emiljano Çelën pas rrëzimit nga Superioria po vuan në start të edicionit të 77-të të Kategorisë së Parë teksa në 3 ndeshje ka marrë vetëm një fitore me Erzenin (java e parë) 1-0.

Sot në ‘Kukës Arena’ me start orën 16:00, verilindorët do të përballen me favoritin e madh të këtij edicioni Flamurtarin e Vlorës.

Ndryshimi i pronësisë së klubit por dhe i futbollistëve në dispozicion ende nuk ka dhënë efektet e pritëshme ndaj sot Kukësi do mund të shpalosë forcën reale që grupi disponon.

Në kahun tjetër vonjatët pas atij starti shokues (1-2 në Vlorë me Burrelin) arritën të fitonin dy sfidat e radhës duke u bashkuar shpejt me skuadrat e kreut. Ecuria e Besës me 4 fitore në po kaq ndeshje duket se ka skicuar kavajasit si forcë e parë e këtij edicioni.

Sidoqoftë Flamurtari e ka garën me veten e tij. Për dy vendet e para që të ngjisin automatikisht në Superiore (vendi i tretë pas fazës play off, luan me të tetën e Superiores për biletën e fundit të Kategorisë Superiore), pritet garë e fortë mes Besës, Flamurtarit, Vorës pse jo dhe ndonjë ekipi si Lushnja, Burreli apo Apolonia.

Ndeshja e sotme, e fundit e xhiros së 4 në inferiore do të japë disa përgjigje. Si Çela ashtu dhe Andrea Agostineli i kanë të gjithë futbollistët në dispozicion./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!