Tirana ‘5×5’, Dinamo merr tri pikë, Mandela “vrastar”

Pesë ndeshje pesë barazime, Tirana nuk bën përpara, Dinamo mësohet me golat në limite.

Nga Sara Gjidiaj

Abissnet Superiore, Java 5:
Tirana – AF Elbasani 1-1 (Kola 23’/ Gomesh 25′)
Dinamo – Skënderbeu 2-1 (Zabërgja 7′, Mandela 90’/ Rashica 54′ pen)

Një tjetër javë pa fitore për Tiranën që ndalet në barazim nga Elbasani dhe fitorja e parë e Ilir Dajës në pankinën e Dinamos. Kështu u mbyll kjo javë e pestë Abissnet Superiore.

“Air Albania” Tirana u përball me Elbasanin duke ndarë pikët falë dy golave të shënuar brenda dy minutave. Kola dhe Gomesh ishin vendimtarë në këtë sfidë pa fitues dhe pa shumë diferenca nga ajo çka u pa në fushën e lojës. Në fund edhe një 11-metërsh i shpërdoruar nga Musta me Selmanin që lexon gjithçka mjaft mirë dhe nuk lë ekipin të dalë pa pikë nga ky duel.

Sakaq, në “Elbasan Arena” gjithçka u vendos në fund ku dinamovitët “vodhën” një fitore me vlerë. Zabërgja i dha avantazhin shumë herët ekipit të tij, ndërsa Rashica ishte ai që barazoi nga 11 metra diatancë duke mposhtur Salin. Mandela sakaq u kthye në hero për ekipin e Ilir Dajës duke shënuar në limite për të siguruar 3-pikëshin.

Pas kësaj jave të pestë Elbasani renditet i treti me 8 pikë, Dinamo e pesta me 1 pikë më pak, Tirana e shtata me 5 pikë nga 5 barazime radhazi dhe Skënderbeu i parafundit me 4 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!