Laçi pret Partizanin, Tirana në kërkim të fitores së parë, Dinamo…

Laçi- Partizani hap ndeshjet e ditës së sotme ‘Abissnet Superiore’ për të mbyllur në mbrëmje kuadrin e javës së 5-të të futbollit elitar.

Në impiantin kurbinas kjo ndeshje do të startojë në orën 16:00 ndërsa pak më vonë në 19:00 dy sfidat; Dinamo Siti- Skënderbeu dhe Tirana-AF Elbasani.

Te dueli i parë pritet një supersfidë. Vendasit e Cungut ende pa fitore këtë sezon e shohin vetën në fund me vetëm 2 pikë ndërsa të kuqtë pas dy fitoreve radhazi e një barazimi spektakolar me Dinamon, janë të interesuar për të kapur kreun që mbahet nga Vllaznia e Egnatia.

Duel interesant pritet të zhvilohet edhe në Tiranë. Bardheblutë kthehen të luajnë një ndeshje në kryeqytet ndërsa përballë do të kenë Elbasanin entusiazt. Edhe skuadra e Shkëmbit ende nuk e ka shijuar fitoren e parë sezonale (katër barazime).

Ndërkohë Dinamo e riformatuar në timon e cilësi, pret në ‘Elbasan Arena’ Skënderbeun. Blutë u shfaqen një skuadër e madhe në derbi me Partizanin teksa dora e trajnerit Ilir Daja ka nisur të ndihet që në fillim. Korçarët për të bërë kthesën, javën e kaluar u mund nga Teuta në shtëpi 2-3.

Sot, java e 5-të:

Laçi- Partizani 16:00

19:00

Dinamo Siti- Skënderbeu (në Elbasan)

Tirana-AF Elbasani (në ‘Air Albania Szadium’)

Luajtur dje:

Egnatia- Bylis 4-0

Teuta- Vllaznia 1-2/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!