Sfidë e ndezur deri në fund, Vllaznia del me tri pikë nga Durrësi

Abissnet Superiore, Java 5:
Teuta – Vllaznia 1-2 (Nasr 58’/ Mala 19′, Balaj 90+5′)

Përballja e mbrëmjes për llogari të javës së pestë Abissnet Superiore dhuroi emocione deri në frymën e fundit. Vllaznia mposhti Teutën në “Niko Dovana” me një gol të minutës së 95′-të.

Të parët që shënuan ishin shkodranët me Esat Malën (19′) që pas insistimeve të shumta arriti ta ndalte topin në rrjetë për ta mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Pjesa e dytë nis më mirë për vendasit që në të 58′-tën do të gjenin golin e barazimit falë Nasr i cili realizon me kokë. Shumë pranë golit të fitores i shkojnë të dyja ekipet me durrsakët që i ndal shtylla e me shkodranët që shohin t’ju anulohet një gol për prekje me dorë.

Gjithçka do të vendoset vetëm në limitet e shtesës ku Balaj merr situatën në dorë për të rrëmbyer 3-pikëshin pasi me kokë theu Tafas. Nuk ka më kohë për vendasit dhe gjithçka përkthehet në festë për kuqeblutë.

Kështu, Vllaznia rikthehet të kryesojë bashkë me Egnatian, ndërsa Teuta mbetet në kuotën e 6 pikëve në vendin e pestë. Tre sfida të tjera janë në program për ditën e nesërme për t’i vënë vulën kësaj xhiroje të pestë./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!