Stadiumi i ri në Milano, klubet dhe Bashkia mes dilemash

Dskutimet për stadiumin e ri të Milanit dhe Interit kanë marrë së fundi trajtën e një telenovele. Lëvizje para e mbrapa me dy klubet e futbollit nga njëra anë dhe Bashkinë e Milanos, e përfaqësuar nga kryebashkiaku Xhuzepe Sala nga ana tjetër.

Milani dhe Interi kanë konfirmuar se nuk po shqyrtojnë rinovimin e San Siros duke refuzuar projektin WeBuild të sponsorizuar nga kryetari i bashkisë, por duan të drejtën e lejes për të ndërtuar një objekt të ri të përbashkët në të njëjtën zonë me stadiumin aktual.

Sipas mediave italiane vetë kryebashkiaku Sala ka kërkuar garanci për të marrë të mirëqenë faktin e heqjes dorë nga ribërja e impaintit aktual.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!