Rinisin ligat europiane, Dortmund, Betis e Sent Etien pritës

Liga e Kombëve ua lë vendin kampionateve në Europë me disa nga ligat kryesore që nga sot nisin me garat e fundjavës.

Kështu në Bundesligë, La Liga, Ligue 1 do të zhvillohen respektivisht nga një ndeshje të parashikuar nga kalendari.

Gjermani Borusia Dortmund do të takohet me Heidenheim për javën e tretë me duelin që starton në 20:30.

La Liga ofron takimin Betis Sevilje-Leganes. Kjo sfidë e javës së 5-të e kampionait spanjoll ka si orar starti orën 21:00.

E njejta situatë me vetëm një përballje edhe në Ligue 1 të Francës. Në program dueli i xhiros së katërt Sent Etien- Lilë (21:00)./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!