Klasike kroate, në ‘Maksimir’ Dinamo-Hajduk

Pesë muaj më parë pati trazira të frikshme në tribuna, me vandalizimin e zbritur në fushë gjatë Hajduk- Dinamo Zagreb teksa luhej gjysmëfinalja e Kupës. Pas pak ndeshja e javës së 6-të në kampionat.

Këtë mbrëmje në ‘Maksimir’ të Zagrebit ka një ndeshje klasike ose siç e konsiderojnë në Kroaci “derbi i madh”. Përballë Dinamo Zagreb e trajnerit boshnjak Jakiroviç dhe Hajduk Split i drejtuar nga italiani Xhenaro Gatuzo.

Të dyja skuadrat së bashku me Rijekën përbëjnë tre ekipet kryesus në pesë javë të luajtura. Në fakt Dinamo e Arbër Hoxhës ka dy pikë më shumë se dy ndjekëset por sot diferencat ndoshta do të rriten edhe më tej.

Sergei Jakiroviç tha para takimit se pavarësisht se skuadra e tij niset si favorite, në ‘derbi’ askush nuk mund të jetë i sigurtë.

“Na pret derbi, një ndeshje e vërtetë, nuk ka rëndësi në çfarë forme jemi. Është një ndeshje prestigji, ne e dimë se çfarë mbart ajo. Dy javë me 11 lojtarë në stërvitje, kemi përdorur edhe të rinjtë. Po shëroheshim nga dëmtimet, disa u kthyen në gjendje të mirë nga kombëtaret. Pas të hënës patëm tre stërvitje të mira. Do të bëjmë gjithçka për të fituar tri pikët në derbi, tha Jakiroviç.

Nga ana e tij Gatuzo mbrojti idetë e tij duke deklaruar se; “ne shkojmë në Zagreb për të bërë më të mirën tonë.

Gatuzo:

“Luajmë kundër një klubi që është mësuar me këto lloj ndeshjesh. Ata luajnë gjatë gjithë kohës në nivel të lartë dhe ne duhet të jemi një Hajduk i madh. Shkojmë në Zagreb për të marrë një rezultat të mirë. Ata janë të mirë, por ne do të bëjmë më të mirën”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!