Poçetino trajner i ri i SHBA-së
Argjentinasi Mauricio Poçetino është emëruar zyrtarisht si trajneri më i ri i kombëtares së futbollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Detajet e kontratës mbetën sekret por mediat amerikane raportojnë se Poçetino ka nënshkruar kontratë deri në fund të Kupës së Botës, e cila do të mbahet në vitin 2026 pikërisht në SHBA, Kanada dhe Meksikë. 52 vjeçari debuton ndaj Panamasë.
Ish trajneri i Totenhem, Çelsit deklaroi pas firmës:
“Vendimi për të marrë përsipër kombëtaren amerikane nuk ishte vetëm për shkak të futbollit, por edhe për shkak të rrugës në të cilën është kjo përzgjedhje. Energjia, pasioni dhe uria për të arritur diçka vërtet historike këtu më frymëzuan.
Unë shoh një grup lojtarësh, të cilët janë plot talent dhe potencial, dhe së bashku do të ndërtojmë diçka të veçantë”.