Daku vlen shtrenjtë, Rubin Kazan lë pas ofertat…

Mirlind Daku në epiqendër të klubeve të tjera ruse.

Dy klube ruse Krasnodar dhe Spartak Moskë ishin të gatshme të paguanin 10 milionë euro për sulmuesin kuqezi mirpo sipas mediave ruse, Rubin Kazan nuk e lëshon shtatlartin kosovar pa të paktën 12 milionë euro.

Ish sulmuesi i Kukësit në Abissnet Superiore u bashkua me klubin rus në verën e vitit 2023 duke u afruar nga Osijek i kroacisë për 1.2 milionë euro.

Performanca e Dakut me Rubin Kazan teksa në 40 ndeshje ka shënuar 15 gola i ka shtuar kërkesat për 26 vjeçarin shqiptar./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!