Nations League/ Shqipëria rikthehet në “Air Albania Stadium” me…entusiazëm

  • Sot në 20:45 Shqipëri- Gjeorgji për Ligën B, Grupi 1 të UEFA Nations League.

Liga B Grupi 1 përball sot në ‘Air Albania Stadium’ dy skuadrat kryesuese. Shqipëria pasi fitoi tre ditë më parë në Pragë me Ukrainën 1-2, pret sot në kryeqytetin shqiptar Gjeorgjinë, e cila në sfidën e parë me Çekinë triumfoi thellë 4-1.

Përpara këtij dueli, në kampin kuqezi janë optimistë. Jo vetëm trajneri Silvinjo dhe Asllani me deklaratat e tyre në konferencën zyrtare të ditës së hënë por dhe futbollistë të tjerë kuqezinj janë njësh me trajnerin për të kërkuar fitoren ndaj kaukazëve.

Në fakt, këto ditë kuqezinjtë, janë stërvitur me intensitet dhe pa asnjë dëmtim. Edhe sot ndaj formacionit të Vili Sanjol, Shqipëria pritet të jetë thuajse identike në start si ndaj Ukrainës.

Megjithatë trajneri Silvinjo gjithnjë ka befasuar me zgjidhjet e tij dhe këtë mbrëmje në impiantin e tejbushur shqiptar, do të vendosë për më të mirët.

Si pritet të luajë Shqipëria:

Strakosha, Mitaj, Kumbulla, Ismajli, Hysaj (Balliu) Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!