Hainer: Musiala te Bajerni për 20 vite
Nuk u përfshi në listën e fundit publikuar nga ‘France Football’ te 30 kandidatët për Topin e Artë 2024, por Zhamal Musiala vazhdon të jetë lojtar bazë për Bajern Mynih në Bundeligë.
Këtë e dëshmojnë fjalët e presidentit të bavarezëve, Herbert Hainer të raportuara nga Sportmediaset i cili i shpjegoi për TzMuenchen:
“Ne duam të provojmë gjithçka për ta mbajtur atë për aq kohë sa të jetë e mundur. Për mendimin tim ai mund të bëhet Tomas Myler i dytë dhe të qëndrojë këtu për 20 vitet e ardhshme”.