Epokë e re për Dinamon, Daja e nis nga…Partizani
Dinamo Siti, skuadra që bëri revolucion në merkaton e verës në staf e kontigjent, do të ketë të enjten me fillim orën 19:00, sfidën derbi për aktin e 4-ët Abissnet Superiore me Partizanin në ‘Kompleksin Partizani’.
Në pritje të zyrtarizmit të Ilir Dajës si trajner i parë, blutë pritet të ‘licensojnë’ edhe ish mesfushorin e Tiranës Ardit Tolin.
Sidoqoftë Dinamo me 3 pikë në po aq ndeshje të edicionit të 86- kombëtar të futbollit, me Dajën timonier, duket se nis një cikël të ri ndërsa pretendimet janë për zonën ‘Final Four’
Nisur nga afrimet e fundit, ‘nëndetësja’ ndaj të kuqëve do mund të hedhë në fushë një formacion ‘Tip’. Në mungesë të Gudiabi (skualifikuar) 18 herë kampionët e vendit mund të rreshtohen kështu:
Sali; Meksi, Hoxha, Muzek, Aliji; Dita, Toli, Loran; Zabërgja, Bregu, Mandela. Tr. Ilir Daja