20 vite President i Napolit, De Laurentis: Krenar
Aurelio De Laurentis, presidenti i Napolit mbushi 20 vite në krye të klubit italian të Serie A. 75 vjeçari është kujtuar vetë për të referuar aventurën e tij personale si kreu i klubit napoletan përmes një postimi në rrjete sociale.
Ai shkruan:
Me krenari festoj këto 20 vitet e para të rrugëtimit të jashtëzakonshëm, si President dhe pronar i Napolit, të cilin të gjithë së bashku e kemi bërë të shkëlqejë në Itali dhe Europë në një rrugëtim fitues. Faleminderit të gjithë atyre që morën pjesë në këtë moment historik”./Sportiim.al/