Li Karslei para Finladës: Nuk mendoj për vete por për tre duelet e Anglisë
Trajneri i Anglisë, Li Karslei, i përfshirë në kritika të shumta lidhur me mos këndimin e himit të Anglisë (Irlandë- Angli 0-2) foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Finlandës të planifikuar për nesër në mbrëmje:
“Përpiqem të mos mendoj shumë për veten time. Personi më i mirë duhet të bëjë punën. E di rolin tim për tre ndeshjet e ardhshme dhe ndihem mirë me të. Formacioni? Nëse bëjmë 11 ndryshime, mund të dërgojmë sinjalin e gabuar.
E mira e këtij grupi është se ata janë shumë të motivuar për të bërë mirë. Do të ketë dy ose tre ndryshime, por jo ndryshime me shumicë. Ne duhet të sigurohemi që të mbrojmë edhe lojtarët. Kejn? Jashtëzakonisht krenar për performancën e tij.