Tërhiqet një legjendë, Bravo merr një ‘bravo’ nga CONMEBOL
Portieri legjendar Klaudio Bravo (41) var dorezat në ‘gozhdë’. Kiliani tërhiqet pas një karriere plot shkëlqim, si në nivel klubesh (18 trofe mes Colo Colo, Barcelonës dhe Mançester Siti) ashtu edhe në kombëtare (2 triumfe radhazi në Copa America).
CONMEBOL, me një postim në kanalet e tij sociale, ka nderuar portierin kilian me një foto që përfshin momentet më të mira të karrierës së tij, e cila lidhet me mesazhin e mëposhtëm:
“Një legjendë e La Rojas i var dorezat! Urime për karrierën tënde, Claudio. Bravo!”.