Starton Bundesliga, Leverkusën nis mbrojtjen e titullit nga Gladbahu
Në ‘BORUSSIA-PARK’ të Gladbahut, këtë mbrëmje me start orën 20:30, futbolli elitar gjerman nis zyrtarisht edicionin e ri futbollistik 2024/2024
Bayer Leverkusën, kampioni në fuqi në Bundesligë do të përballet sot me Borusia M’gladbach në provën e parë të mbrojtjes së titullit.
Dueli mes dy skuadrave me afersi gjeografike ka treguar gjithnjë se garat mes tyre janë të paparashikuara paçka se skuadra e Alonsos ka disa vite që ia del në udhëtim. Nga ana tjetër Gladbah arriti t’i marrë barazimin 0-0 pikërisht Leverkusenit kampion në ‘BayArena’.
Ndërkohë nesër si zakonisht në 15:30 do të zhvillohen duelet e tjera të javës së parë. Dortmund- Eintraht starton në 18:30 teksa Bajern Mynih e nis sezonin të dielën nga fusha e Volfsburgut (15:30)./Sportiim.al/