Leverkusen fiton Superkupën e Gjermanisë, Xhaka mahnitës në fushë

Sezon i ri Leverkusën i “vjetër”. Sezoni futbollistik në Gjermani nisi me Superkupën (në fakt janë luajtur edhe disa takime të Kupës, turi i parë) ndërmjet Bajer Leverkusën dhe Shtutgart në ‘Bayer Arena’.

Një finale mes skuadrës që fitoi Kupë e Kampionat dhe Shtutgartit të vendit të dytë sezonin e shkuar. Grintë dhe lojë e bukur në fushë me ‘Aspirinat që nga minuta e 37′ luajtën me një lojtar më pak. Në fushë Bonifejs kaloi përpara ekipin vendas në të 11′ por në vijim Millot 15′ barazoi për Shtutgardin. Në pjesën e dytë supermacia e miqëve me një lojtar më shumë dhe goli i dytë i tyre me Dunadv(63’).

Zgjimi i pritshëm i Leverkusenit me një super Granit Xhaka i cili shpesh nxjerr nga repertori i tij pasime e asiste të nivelit shumë të lartë. Luhet deri në “zonën Leverkusen” (kupto, vjet shënoi shumë gola në minutat e fundit e shtesë) për të mbërritur te goli i barazimit në të 88′ me Patrik Shik.

Pas 90′ menjëherë penalltitë aty ku Leverkusen triumfoi 4-2 e bashkë me të dhe trofeun e parë të një Superkupe./ Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!