‘Paris 2024’/ Radha e Valiev, Shqipëria garë në ‘tapet’
Pas eleminimit të Abrakov ndërsa u thye dje në çerekfinale të mundjes së lirë nga Aman (12:0), sot radha e një tjetri mundës me bluzën kuqezi të Shqipërisë.
Në ‘Paris 2024’ do të nisë aventurën e tij Chermen Valiev ndërsa garon peshën 74 kg. Turan Bajramov nga Azerbajxhani është rivali i Valiev me duelin e parashikuar të nisë pas pak (11:00-13:00).
Ndërkohë me tri ditë nga fundi i Lojërave Olimpike ka dhe një tjetër mundës kuqezi ende pa bërë prezantimin e tij. Islam Dudaev ka në plan takimin e ditës së shtunë në peshën 65 kg (11:00-13:00./ Sportiim.al/