Vora e ‘pangopur’, afron sulmuesin e Tiranës
Kategoria e Parë nis sezonin e ri më 24 gusht 2024
A janë Vora dhe Besa (skuadrat e Kategorisë së Parë me merkaton më aktive gjatë verës) të cilat pritet të luftojnë me Flamurtarin favorit për t’u ngjitur edicionin e ardhëshëm në Superiore?
Në fakt dy afrimet e fundit sot te Vora por dhe emrat e rinj të Besës, pa shtuar këtu “zgjimin” e Kukësit apo Erzenit (afroi dje trajnerin Nevil Dede), paralajmërojnë një super garë në niveiln e dytë të futbollit shqiptar.
Te Vora sot u zyrtarizuan Dijar Nikqi dhe Irgi Kasalla me të përbashktën e tyre që në të kaluarën kanë qënë pjesë e Laçit. Sulmuesi 19 vjeçar kosovar sezonet e fundit luajti edhe për Teutën e Tiranën ndërsa krutani ishte së fundi pjesë e Korabit./Sportiim.al/