Sina te Rio Aves, portieri: Dua të përjetoj emocionet e kësaj familje

Kampionati portugez starton nesër, Rio Aves përballet me Sporting Lisbonë

Anxhelo Sino u huazua nga Olimpiakos në Portugali ndërsa nga e enjtja ka nisur aventuren e re sportive.

Portieri 20 vjeçar u bë i famshëm me refuzmin që i bëri përfaqësimit të shtetit helen teksa vendosi të mbrojë bluzat e kombëtares së moshave të Shqipërisë që drejtohet nga Alban Bushi.

Klubi luzitan e ka prezantuar duke shkruar njëherazi edhe rrugëtimin e portierit.

Njoftimi i klubit:

Rio Ave Futebol Clube – Futebol, SAD arriti një marrëveshje me Olympiacos për të huazuar portierin Antzelo Sina deri në qershor 2025.

Portieri vetëm 20 vjeç, i lindur në Greqi, është gjithashtu me kombësi shqiptare, i cili sezonet e fundit ka luajtur për ekipet e të rinjve të fituesit të fundit të Ligës së Konferencës.

Ai përfaqësoi kombëtaren greke në nivelin U-15, por tani është një ndërkombëtar U-21 me Shqipërinë. Ai ka 3 tituj për stemën helene. Ata fituan Ligën e të Rinjve sezonin e kaluar dhe ishin kampionë kombëtarë nën 19 vjeç në Greqi në dy sezonet e fundit.

Sina bashkohet me Jhonatan dhe Miszta në grupin e portierëve të ekipit kryesor, duke mbyllur kështu gamën e opsioneve për portën bardheblu.

Portieri i ri tashmë është stërvitur me bashkëlojtarët e tij të rinj mëngjesin e sotëm. Mirë se vjen në bord, Sina!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!