Napoli përgatit spastrime, në listë dalje Folorunsho, Meret dhe…
Napoli me trajnerin e ri Antonio Konte po përgatitet të përjetojë orë vendimtare në merkaton e transferimeve. Klubi napolitan e di se duhet të kënaqë trajnerin grintoz dhe po punon për të zhbllokuar largime të shumëta për të hapur rrugë afrimëve të reja.
Mediat përtej Adriatikut raportojnë se është përcaktuar kalimi i Jens Cajuste te Brentford, një huazim me detyrim për blerje që lidhet me qëndrueshmërinë e klubit anglez në Premier League.
Më pas pritet të vijë koha për Xhanluka Gaetanon. “Ose qëndron te Napoli ose shkon te Kaljari”, tha dje agjenti i tij (De Laurentis kërkon 12 milionë euro).
Por ka shumë lojtarë të tjerë në dalje: Xhovani Simeone është i padëshiruar, ndërsa për Juan Hesus ka pasur një sondazh nga Monza: edhe ai është në dalje.
Ndërkaq pavarësisht rinovimit të kontratës, as Folorunsho nuk është i paprekshëm: Napoli do të vlerësojë ofertat. Më pas është rasti Meret: gabimi ndaj Xhironas në miqësore e ka vënë në pikëpyetje pozicionin e tij dhe me ofertën eventuale edhe ai mund të largohet”./Sportiim.al/