Milan/ Morata mbërrin në Linate dhe prezantohet nesër, Rojal vjen nga Spurs
Transferimi i ish lojtarit të Barçës Emerson Rojal nga Totenhem në Milano është një hap larg. Pas javësh ngërçi, diçka ka lëvizur dhe kuqezinjtë presin vetëm miratimin përfundimtar nga Spurs për transferimin e anësorit brazilian, që pritet të premten, siç raportohet nga Sky Sport.
Pas blerjes së Pavloviç nga Salzburgu, afrimi i mundshëm i Emerson Rojal do të zinte vendin e dytë dhe të fundit si ekstrakomunitarë për Milanin.
Anësori brazilian, i vlerësuar për aftësinë e tij për të luajtur në të dyja anët e fushës, ka një kontratë me vlerë 2.5 milionë euro në sezon deri në vitin 2028 me një opsion edhe për një sezon tjetër. Për Totenhemin, shkojnë rreth 15 milionë euro.
Puna vitale e CEO së klubit kuqezi Furlani teksa më herët bindi spanjollin Alvaro Morata nga Atletiko Madrid për tu veshur ‘Djall’. Sipas mediave përtej Adriatikut Morata mbërriti mbrëmjen e sotme në Linate, duke nisur kështu zyrtarisht aventurën e re me kuqezinjtë.
Prezantimi zyrtar për fansat dhe shtypin është planifikuar për të premten në orën 12:00. Më pas të shtunën më 10 gusht, seanca e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit portugez Fonseka.