Juve ofertë e çmendur për lojtarin e Atalantës, “rrëmujë” te Sociedad
Merkato e verës zien në Europë. Eksperti i merkatos Fabrizio Romano ka shkruar se mesfushori i Atalantës Koopmeiners pëlqen Juven dhe se në adresë të tij ka shkuar oferta më e madhe ndonjëherë për një mesfushor të Serie A.
Po ashtu edhe ka lajme të fundit që lidhen me dy nga lojtarët kampionë europe me Spanjën në Euro 2024. Ata janë lojtarët e Sociedad Zubimendi dhe mikel Merino.
……………………………………………….
Martin Zubimendi është thirrur për ndeshjen e radhës të Real Sociedad pasi Liverpul përpiqet ta fitojë atë.
Nga ana tjetër lojtari Mikel Merino nuk është thirrur pasi bisedimet me Arsenalin janë në një fazë të avancuar, por detajet e marrëveshjes dhe kushtet e pagesës ende nuk janë sqaruar.
Juventus i ka dërguar një ofertë të re Atalantës për Teun Koopmeiners këtë javë, me paketë shtesë prej 55 milionë eurosh të përfshira.
Do të ishte tarifa më e lartë ndonjëherë për një mesfushor në Serie A. Kontakti i drejtpërdrejtë mes klubeve pritet së shpejti pasi Koopmeiners dëshiron Juventusin.