E pabesueshme, Strakosha pëson gol nga ‘100’ metra…
Ndeshja e gjykuar nga një trupë kosovare (Visar Kastrati kryesor),në ditën e tmerrshme të shqiptarit të AEK,
Tomas Strakosha gati për të hyrë në historinë e gafave më të mëdha në futboll. Porteri kuqezi teksa së fundi i është bashkuar AEK Athinë, u turpërua me dy gafa në takimin kualifikues të Ligës së Konferencës, kundër armenëve të Noah.
Në minutën e 34’, Strakosha luajti me këmbë duke pasuar gabim ndërsa mori gol por më pas në minutën e 67’, portieri kundërshtar Kançareviç goditi topin nga porta e tij për ta ndalur pas krahëve të Strakoshës.
Ndërkohë AEK pësoi edhe golin e tretë në të 90+7 duke mbyllur ndeshjen e vajtjes me rezultatin 3-1 për armenët ku Eraldo Çinari bën pjesë.
Goli i shënuar nga portieri serb i armenëve ndaj AEK po bën xhiron e rrjetit ‘X’.
⚽️ Goal: Ognjen Čančarević | FC Noah 2-1 AEK Athens
— PushGoals (@PushGoals) August 6, 2024
Noah goalkeeper Ognjen Čančarević took a shot from one goal to the other and it was a goal. Incrediblepic.twitter.com/10UJoc8EbS