Paris 2024/ Finale Francë-Spanjë

Të premten e 9 gushtit, finalja e futbollit të meshkujve ndërmjet përfaqësuesëve olimpike; Francë- Spanjë (18:00).

U luajtën sot dy gjysmëfinalet e futbollit për Lojrat Olimpike Paris 2024. Në orën 18:00 startoi dueli Marok- Spanjë ndërsa pak më parë u mbyll edhe Francë-Egjipt 3-1.

Në duelin e parë Spanja e pa vetën poshtë një goli në minutën e 37′ teksa Rrahimi kaloi përpara marokenët përmes një penalltie. Iberikët u përgjigjen në fraksionin e dytë duke barazuar në të 65′ me lojtarin e Barcelonës Fermin Lopez. Biletën e finales për Spanjen e arriti futbollisti Huanlu Sançez (Sevilja) kur luhej e 85′-ta për 1-2 final.

Ndërkohë Franca vuajti me Egjiptin pasi afrikanët udhëhoqën ndeshjen në minutën e 63′ me Mahmuod Saber. Vetëm shtatë minuta nga fundi ekipi i Tierri Henri barazoi me Zhan Mateta-n.

Kjo bëri që finalisti i dytë të përcaktohej nga shtesa teksa Franca kaloi përpara 2-1 në minutën e 99′-të sërish me Mateta. Në të 109′, Olize shënon dhe të tretin për Francën. 3-1 final.

Goli i dytë i Francës (video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!