Botërori 2034/ Stadium në lartësi, ‘Neom’, përralla e radhës në Arabinë Saudite

  • Pret çertefikimin nga FIFA, Arabia Saudite ka gati planin për të pritur Kupën e Botës 2034 me Riad, Jedah, Alkhobar, Abha dhe NEOM, pesë qytetet e propozuara për të pritur turneun. Qytetet do të kenë 15 stadiume, me 11 në planifikim për t’u ndërtuar nga e para.

Një stadium me kapacitet 46 mijë spektatorë dhe në lartësi 350 metra mbi nivelin e detit. Vendi? Në një qytet që ende nuk ekziston dhe që do të ndërtohet nga e para.

Stadiumi Neom është vetëm njëri nga projektet më mbresëlënëse që përmban oferta e Arabisë Saudite për të pritur Kupën e Botës 2034, e prezantuar të enjten.

Objekti do të jetë i aksesueshëm vetëm nga ashensorë me shpejtësi të lartë dhe me manovrim automatik. E drejta për të organizuar Kupën e Botës 2034 për mbretërinë saudite konsiderohet e mirëqenë dhe do të ratifikohet në dhjetor në kongresin e FIFA-s.

Në total, janë 11 stadiume që do të ndërtohen dhe kostot e pritshme për punimet e lidhura me Kupën vlerësohen nga BBC në qindra miliarda dollarë. Do të ketë gjithashtu një arenë kushtuar Princit Mohammed Bin Salman, njeriu i fortë i vendit, promovues i diversifikimit të ekonomisë së naftës, por edhe i kritikuar shpesh për shkelje të të drejtave të njeriut. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!