Shehi: Mobilizim maksimal, luajmë për kualifikim

Sot ndeshja e kthimit në Conference League turi i dytë për Partizanin ndaj Iberia 1999. Luhet në ‘Elbasan Arena’, ora 20:00. Misioni i vështirë për të kuqtë të cilët duhet të përmbysin shifrat e ndeshjes së parë humbur 2-0.

Në konferencen e djeshme për shtyp, trajneri Shehi foli gjatë për këtë takim të sotëm duke e konsideruar skuadrën e tij me potenciale të mëdha për të kaluar. “Atje- thotë trajneri- vuajtëm nervozizimin dhe na ndëshkoi”.

Shehi:

Pas gjithë kësaj jave, ka dhënë skuadra sinjalet e duhura se mund ta përmbysë humbjen e ndeshjes së parë?

“Duke pasur parasysh rezultatin e ndeshjes së parë skuadra kërkon të japë maksimumin. Tregon angazhim total, sepse dihet se çfarë duhet të bëjmë nesër për të arritur objektivin. Kam parë seriozitet, gatishmëri dhe përkushtim nga të gjithë çunat, si ata që kanë qenë pjesë e formacionit, edhe të tjerët. Nesër do të bëjmë maksimumin. Shanset nuk janë të vogla, sepse goli i fushës nuk është më. Ne duam të fitojmë me patjetër ndeshjen, nëse shkon apo jo në shtesë, do të jetë çështje tjetër. Angazhimi dhe besimi te skuadra është prezent.”

Mendoni se e pengon ndopak skuadrën fakti që nuk ka arritur më parë një përmbysje të tillë në Europë

“Ne ndeshje me dy takime që përbën kualifikimin, patjetër në ndeshjen e dytë skuadra duke ditur rezultatin e të parës, kërkon të japë maksimumin. Tregon angazhim total, di si është rezultati i parë dhe dihet çfarë duhet bërë nesër për të arritur objektivin. Kështu që kam parë seriozitet, gatishmëri e përkushtim nga të gjithë çunat, si nga ata që ishin pjesë e formacionit, ashtu edhe ata që nuk kanë qenë, që të japin garanci që nesër do të japin maksimumin.

Ne kompeticionet që kanë dy takime, vajtje-ardhje, asgjë nuk vendoset te e para por te e dyta. Duke e ditur çfarë duhet të bësh, e gjithë skuadra është e përqendruar. Ne i kemi kërkuar lojtarëve që në ditën e parë në stërvitje që ndeshja është e hapur, në çdo moment do të kërkojmë të bëjmë maksimumin, të jemi të kujdesshëm.

Objektivi është të kalojmë turin, por me kokën e qetë, jo me rezultate jashtë logjikës se del nga vetja. Atje e vuajtëm nervozizmin dhe na ndëshkoi. Të jemi të qetë por agresivë se loja hapet e mbyllet, në çdo moment në futboll ka situata që në pak minuta mund ta kthesh në favorin tënd. Këtë i kemi kërkuar që të jemi të qetë, agresivë, kërkues, të vendosur se jem të bindur se do të bëjmë maksimumin për të arritur objektivin.

Tabloja e ndeshjes së parë mendoj se edhe pse nuk ishim aq kompakt, ka dy tablo. Njëra është që në secilën pjesë pësojmë nga një gol, në të dytën me 10 lojtarë. Të parin e pësojmë nga pavëmendje e jona, e lëmë kundërshtarin që edhe pse është inferior në aksione sulmuese, na ndëshkon me penallti, disa situata duhej t’i kishim interpretuar më mirë. Pjesa e dytë është histori tjetër se luajtëm me 10 vetë, edhe pse ekipi u përgjigj mirë. Por janë gjërat e vogla që mund të rregulloheshin, mund të zgjidhnin situata të rrezikshme të kundërshtarit.

Pas takimit të parë kemi folur se nuk mund të dalim nga vetja, edhe pse kundërshtari ishte agresiv në limitet e lojës fair-play, aq me tepër tani që kemi një rezultat për të kthyer. Kohën ta kthejmë në favorin tonë, është vendimtare që të mos e shpenzojmë kot duke u marrë me gjëra të vogla, se humbim kohë edhe dalim nga vetja, gjë që duhet ta evitojmë në ndeshjen e nesërme.

Mobilizimi është maksimal dhe shanset mendoj se janë të vogla se ka 2-3 vite që goli i fushës nuk është më. Ne duhet të futemi në fushë me idenë për të fituar ndeshjen, ky është detyrimi ynë kryesor. Pastaj duke fituar ndeshjen, duke fituar me diferencë për ta çuar në shtesë apo kualifikim, është çështje tjetër. Por angazhimi është nga skuadra se goli i fushës ka rënë.

Mungesa e Rrapajt dhe largimi i Muratajt gjatë ditëve të fundit?

Të dy mungesat na peshojnë shumë. Rrapaj mungon për arsye kartonësh, kurse Murataj unë di që ka dëmtim dhe ka dakordësi me klubin, nuk di që ka largim nga skuadra. Janë mungesa që peshojnë shumë, pjesa tjetër që futet do të mundohet të minimizojë mungesën e tyre se janë të rëndësishëm. Shpresojmë të bëjmë maksimumin që këto mungesa të mos jenë vendimtare.

Ne kemi ndërhyrë në merkato dhe mendoj se do të ndërhyjmë prapë për të sjellë lojtarë. Piloto ka qenë një pjesë e shtuar e jona duke ditur që kërkonim tre sulmues dhe plotësuam me të largimin e Mensah. Nuk është se me ardhjen e tij do hiqnim Bintsuka dhe Mba që janë kryesorët, ai i është shtuar skuadrës, plotësohet numri i tre lojtarëve. Zeka ka ardhur në momentin e fundit, në ditët e fundit në Pogradec dhe i duhet kohë të marrë veten. edhe Zguro ka eksperiencë, po na ndihmon me eksperiencën e vet, këto janë mendimet e mia për prurjet e reja në skuadër.

Përforcimet? Që ne do të përforcohemi apo duhet, kemi kohë që kërkojmë ta bëjmë. Patjetër që na duhen lojtarë në disa reparte. Tani shtohen më shumë me dëmtimin apo gjendjen e Muratajt, por për merkaton duhet të flasim pas takimit të nesërm, duhet të përqendrohemi te takimi i nesërm, pastaj pikat kryesore dihet se ku duhet të ndërhyjmë.

Gjykimi? E thashë edhe pas ndeshjes atje, por në disa momente, e thashë edhe më parë që loja e tyre, agresiviteti i tyre i kalonte limitet e fair play. Si na ndëshkoi ne, mund të ndëshkonte edhe kundërshtarin, kishte episode ku edhe ndonjë lojtar i kundërshtarit mund të dilte me të kuq.

Mund të kishte interpretim ndryshe për sa i përket dy standarteve. Ky është kompeticion i madh dhe nuk është se janë nivele që presim diçka, është standart më i lartë. Thjesht thashë që nuk ishte në të njëjtën linjë vendimi ndërhyrja në limite”./Fatmir Popja/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!