Fitojnë ekipet me të ‘bardha’, Egnatia e Partizani eleminohen thjeshtë

Mbyllet këtu aventura europiane për dy ekipet e vetme shqiptare të mbetura në garë. Si Egnatia ashtu dhe Partizani nuk i’a dolën të preknin turin e tretë të Conference League duke u eleminuar nga skuadrat mike.
Edhe pse në avantazh nga ndeshja e parë, rrogozhinasit e panë vetën në vështirësi përballë presionit të Vikingur në “Loro Boriçi”.
Miqtë triumfuan 0-2 me një autogol të Dulis (28′) dhe një gol të Trandarson në të 48′. Reagimi i rrogozhinasve ishte i mënjëhershëm ndërsa krijoi tre katër raste të pastërta shënimi por pa mundur të shkojë te goli.
Sakaq, Partizani në “Elbasan Arena” nuk kishte fuqinë e duhur për të përmbysur ekipin nga Gjeorgjia. Iberia 1999 u mjaftua me një barazim pa gola për të kaluar të kuqtë që humbën sfidën e parë në shifrat 2-0.
Më herët edhe Llapi vulosi eleminimin me një barazim karakteri 2-2 përballë danezëve të Brondby me ndeshjen e parë të mbyllur me rezultatin tenistik 6-0 që praktikisht kishte shuar çdo shpresë për ekipin nga Kosova./Sara Gjidiaj/