Libri i paautorizuar tregon anën tjetër të familjes Bekam

Libri “The House of Beckham” (botuar në Mbretërinë e Bashkuar nga Harper-Collins) i gazetarit Tom Bower, ish-biografi i mbretërve anglezë, ka ngrohur verën e Viktoria dhe David Bekam.

Një biografi e paautorizuar që i portretizon të dy në një mënyrë krejtësisht të ndryshme në krahasim me atë që shohim dhe kemi parë në TV dhe në serialin Netflix me të njëjtin emër.

Bower, ndryshe nga seriali televiziv, tregon historinë e jetës së tyre në prapaskenë, duke e përshkruar jetën e tyre si të ndarë në shtëpi prej vitesh tashmë, por zyrtarisht të martuar për të mirën e markës Bekam.

“Ata e dinë që së bashku janë më tërheqës dhe me fëmijët e tyre duke u rritur dhe duke marrë pjesën e tyre të popullaritetit, Bekams kanë një qëllim ambicioz, atë të krijimit të një dinastie ‘Kardashian”, thotë autori.

Ish-futbollisti dhe ylli i popit kanë kombinuar famën e tyre, duke e kthyer atë në një perandori të madhe biznesi ndër vite.

Nga vëllimi del një çift i fiksuar pas parave dhe famës, gjithçka tjetër veç harxhimeve dhe ish-futbollisti përkufizohet si joshës serial. Me Viktorian që i qëndronte në krah dhe pranonte gjithçka në këmbim të çeqeve të rëndësishme. Të gjitha për të mbajtur perandorinë e tyre. /Correre Della Sera/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!