Egnatia ka një arsye më shumë për triumf, Struga do përmbysjen

Egnatia në një duel të gjithin për ta fituar. Kampionët e Shqipërisë luajë këtë mbrëmje në ‘Elbasan Arena’ ndeshjen e kthimit me Borac Banja Luka të Bosnjës për turin e parë eliminator të UEFA Champions League.

Dueli i parë luajtur në Banja Luka (rajon me etnitet serb) u fitua nga vendasit me një gol të shënuar në kohën shtesë por ajo që ngjau në tribuna, me kore raciste ndaj shqiptarëve, bëri që kjo sfidë në fushë, të kalonte në plan të dytë.

Në këtë takim, i pari për rrogozhinasit në shtëpi në Ligën e Kampionëve, pritet të ndiqet nga shumë tifozë ndërsa në grupin e skuadrës së Tetovës përpos mungesave të Bakajokos, Ndrecës dhe Zejnullait, do të kthehet kapiteni Malota.

Ndërkaq më herët në 17:00 Struga po për Champions, Struga luan me Slovan Bratislavë në Ohër.

Egnatia -Borac Banja Luka (0-1) 21:00 në Elbasan

Struga Trim&Lum– Slovan Bratislavë (2-4) në Ohër

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!