Bie Ballkani, penalltitë e largojnë nga Champions

Vitin e kaluar kaluan Dinamo Zagreb, sot eliminohen nga amatorët e Andorrës.

E pabesueshme! Ballkani është eliminuar nga kualifikueset e Ligës së Kampionëve, duke u mposhtur në Podujevë nga skuadra e Santa Koloma me rezultatin 1-2.

Me rezultatin e përgjithëshëm 3-3 ekipi kampion në Kosovë me Ilir Dajën nuk ia doli dot nga goditjet e 11-metërshave.

Kampionët e Kosovës luajtën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Adetunji në minutën e 38’.

Kur menduan se kualifikimi ishte shumë afër, një autogol i Hamidit në minutën e 92’ çoi takimin në shtesë.

Aty ku mandorrianët shënuan me De Tomas, por Hamidi solli baraspeshën, për ta çuar takimin me penallti. Santa Koloma fitoi 5-6 duke kaluar për më tej.

Ndërkaq Ballkani do të kalojë në turin e radhës të Ligës së Konferencës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!