Argjentina fiton Copa America, vendos Lautaro

Argjentinë- Kolumbi 1-0 (Lautaro Martinez 112′)

Tre çmime individualë: Hames Rodriguez (Kolumbi) ‘Lojtari më i Mirë’ i turneut; Emiljano Martinez, Portieri më i Mirë dhe Lautaro Martinez ‘Këpuca e Artë’

Pak minuta më parë u mbyll edhe finalja e Kupës së Amerikës numër 48 me finalen e luajtur në Majemi (Florida) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndërmjet Argjentinës dhe Kolumbisë.

Një duel i zjarrtë i cili në fund u ndal te triumfi i Mesit me shokë duke arritur te titulli i 16-të i tyre. I treti radhazi.

Lionel Skaloni mbërriti në krye të Argjentinës pas dështimit të Sampaolit në Kupën e Botës 2018. Ai thjesht u konsiderua një trajner kalimtar i destinuar t’i jepte vendin një përzgjedhësi “të vërtetë”.

Më pas ndodh që Albiceleste të fitojë Kupën e Amerikës 2021, e para që nga viti 1993, Botërorin 2022 (nuk kishte ndodhur që nga viti 1986), “Finalissima” kundër Italisë (trofeu mes kampionëve të Europës dhe Amerikës së Jugut) dhe përsërit titullin kontinental të CONMEBOL kundër Kolumbisë.

Ndërkaq trofeu i ngritur nga Lionel Mesi (dëmtuar në të 66′, dhe ne lot) së bashku me Di Maria i cili i jep lamtumirën kombëtares së Argjentinës me trofe në moshën 36 vjeçare mbylli aktivitetin e CONMEBOL Copa America.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!