Barbora Krejçikova fiton “Wimbledon”-in për femra

Është Barbora Krejçikova. Çekja fitoi sot në Wimbledon finalen e Slamit ndaj italianes Paolini në tre sete (6-2, 2-6, 6-4). Ky ishte Slami i dytë në karrierën e saj në barin e Londrës pas Roland Garros 2021, e cila nga e hëna do të jetë numri 5 në renditjen e WTA.

Kështu ëndrra e Jasmine Paolinit për t’u bërë italianja e parë që triumfon në Wimbledon u rrëzua në finale.

Në setin e parë, teksa italiania u pa e tensionuar, Krejçikova dominoi totalisht duke e mbyllur në favor me rezultatin 2-6. Por, në setin pasardhës, Paolini gjeti forcën për të reaguar dhe fitoi po 6-2.

Në setin final, tenistja çeke tregoi ‘dhëmbët’ ndërsa pasi e mundi Paolinin njëherë gjatë shërbimeve të saj, e mbylli me sukses total këtë set përcaktues me shifrat 4-6.

Tej dëshirës pët trofe, Paolini në fund u detyrua të ngrejë flamurin e bardhë. Ceremonia madhështore pasoi vetë madhështinë e 28 vjeçares nga Republika Çeke./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!