Copa America/ Kolumbia shkon në finale me Argjentinën

Kupa e Amerikës/ Gjysmëfinale: Uruguai- Kolumbi 0-1 (Lerma 39′)

Kolumbia arrin të mposhtë në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës njërën nga pretendentet kryesore për fitimin e trofeut, Uruguain.

Në këtë takim të luajtur në orën 02:00 (Sharlotë, Karolinën e Veriut) skuadra e ‘verdhë’ e mbështetur nga një numër rekord tifozësh arriti të shënojë në fundin e pjesës së parë me mesfushorin e Kristal Palasë Xheferson Lerma. Aksioni nga e djathta, kërcimi me kokë i Lermas dhe topi që pushon në rrjetë.

Kështu finalja e madhe Argjentinë- Kolumbi do të luhet në Majemi më 15 korrik ora 02:00.

Ndërkaq CONMEBOL ka dalë me një komunikatë në të cilën dënohet dhuna…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!