Copa America/ Mesi dërgon Argjentinën në finale

Kupa e Amerikës/ Gjysmëfinale: Argjentinë-Kanada 2-0 (Alvarez 22′, Mesi 51′)

Këtë mëngjes Argjentina mundi 2-0 Kanadanë në gjysmëfinalen e parë duke pritur me qetësi finalisten tjetër që do të dalë nesër (02:00) mes Kolumbisë dhe Uruguait.

Për ekipin e Skalonit shënuan Alvares në të 22′ dhe Lionel Mesi në të 51′

E konsideruar si provë gjenerale për Kupën e Botës 2026 për kombet, e cila do të përfshijë gjithashtu Kanadanë dhe Meksikën, me risinë 32 kombëtare, SHBA po mbyll Kupën e Amerikës.

Ky aktivitet i CONMEBOL me 10 përfaqësueset e zakonshëme nga Jugu (Argjentina, Bolivia, Brazili, Kili, Kolumbia, Ekuador, Paraguaj, Peru, Uruguai dhe Venezuela), përfshiu dhe dy amerikano-veriorë (Kanada dhe SHBA) dhe katër amerikano-qendrorë Kosta Rika, Xhamajka, Meksika dhe Panamaja. Finalja zhvillohet më 15 korrik ora 02:00. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!