Neuendorf: Fanella e dytë e Gjermanisë për rekord…trendi

Europiani po luhet në Gjermani mirpo pak po flitet për vendin organizator. Së paku në atë që ngjet në kampin e Pancerave. Në fakt një temë e cila lidhet me marketingun (pse jo dashurinë ndaj ngjyrave të reja) është kthyer në temë diskutimi.

Fanella e dytë rozë dhe vjollcë e kombëtares gjermane është më e shitura “nga të gjitha fanellat si mike që kemi prodhuar ndonjëherë”. Kështu ka deklaruar presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Bernd Neuendorf.

“Unë mendoj se njerëzit e pëlqejnë atë sepse është në modë,” shtoi Neuendorf, siç raporton Welt. Skuadra gjermane luajti me fanellën tradicionale të bardhë në debutimin e saj në kampionatin europian në shtëpi kundër Skocisë (5-1). Megjithatë skuadra e Nagelsman do të luajë kundër Hungarisë në Shtutgart të mërkurën me fanellën ‘e preferuar’.

Për presidentin e Federatës Gjermane të Futbollit, nuk duhet të interpretohet në asnjë mënyrë zgjedhja e ngjyrës. “Thjesht mendoj se është në modë që njerëzit të veshin fanellën, dhe kjo është mirë”, tha ai. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!