Hidhet shorti i La Liga-s, Mbape debuton përballë Muriqit

U hodh sot shorti i edicionit 2024-2025 në La Liga të Spanjës.

Për debutimin e Kilian Mbapesë me fanellën e Real Madridit ka patur shumë interes mediatik.

Në fakt, dita e parë e La Ligës 2024/25, kalendari për kampionët e Spanjës i dërgon në fushën e Majorkës së Muriqit. Javën e e dytë Mbape do të luajë për herë të parë në ligë në Santiago Bernabeu kundër Vajadolidit të sapo promovuar të Ronaldo Fenomenit.

Për Barcelonën e trajnerit të ri Hansi Flik, edhe ky debutues, kalendari ofron fushën e Valencias.

Ndërkohë dy ndeshjet ‘El Clasico’ të Barçës kundër Real Madridit do të luhen në fund të tetorit dhe mesin e majit 2025.

Java e parë grafikisht:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!