Egnatia peshkon Borac Banja Luka, Ballkani gjën ekipin nga Andorra

  • Edicioni i 70-të i Ligës së Kampionëve nisi zyrtarisht sot me shortet për turin e parë kualifikues, i cili do të luhet në datat 9/10 (ndeshja e parë) dhe 16/17 korrik (kthimi). Do të jetë edicioni i parë me formatin e ri: turneu do të fillojë më 9 korrik 2024 dhe do të përfundojë më 31 maj 2025 me finalen në Mynih.

Sot tre skuadrat shqiptare, pikërisht kampione të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kanë njohur kundërshtarët me të cilët do të përballen në turin e parë para-eliminator të Ligës së Kampionëve.

Egnatia (Shqipëri), Ballkani (Kosovë) dhe Struga Trim&Lum (Maqedoni e Veriut) u listuan kështu:

Egnatia- Borac Banja Luka, me sfidën e parë që do të luhet në Bosnje & Hercegovinë dhe të kthimit në Shqipëri. Ballkani- Santa Koloma nga Andorra me takimin e parë parashikuar të luhet në Prishtinë.

Short i vështirë për Strugën, që vihet përballë Slovan Bratislavës, me sfidën e parë që do të luhet në transfertë dhe të kthimit në Maqedoninë e Veriut.

Deçiç e Tuzit skuadra tjetër shqiptare nga Mali i Zi, u shortua me
Nju Saints (Uells).

Ndeshjet e para të turit të parë eliminator do të zhvillohen më 9 dhe 10 korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 16 dhe 17 korrik. /Sportiim.al/

Champions, turi paraelimiantor:

Grupi i parë:

Slovan Bratislavë- Struga

Nju Saints-Deçiç Tuzi

Borac Banja Luka-Egnatia

Spartans-Linkoln

Ballkani-Santa Kaloma

Grupi i dytë:

Flora Talin-NK Selije

Klaksvik-Diferdanzhe 03

Panevezis- Helsinki

FC RFS- Larne FC

Vikingur Rejkavik-Shamrok

Grupi i tretë:

Virtus- FCSB

Ludogorets-Dinamo Batumi

Ordabasi-Petrokub

Dinamo Minsk-Pjunik/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!